spot_img
E shtunë, 7 Mars, 2026
13:37
HomeKulturëFilmi “Dilema e Ismailit”, një rrëfim kinematografik mbi besën shqiptare

Filmi “Dilema e Ismailit”, një rrëfim kinematografik mbi besën shqiptare

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Filmi “Dilema e Ismailit”, një vepër kinematografike e bazuar në një histori të vërtetë nga zona e Shëngjergjit në Tiranë, u shfaq premierën duke sjellë në ekran një rrëfim prekës mbi besën shqiptare, humanizmin dhe guximin në një nga periudhat më të errëta të historisë.

I pranishëm në premierën e filmit ishte edhe ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, i cili e cilësoi filmin si një dëshmi të rëndësishme të vlerave shqiptare.

- Advertisement -

Sipas tij, filmi përcjell një mesazh të fortë për besën shqiptare dhe solidaritetin njerëzor në kohë të vështira, duke sjellë në vëmendje historinë e një familjeje shqiptare që mbrojti dy miq hebrenj, duke respektuar besën e dhënë dhe duke zgjedhur të qëndrojë në anën e dinjitetit njerëzor, pavarësisht rrezikut dhe pasojave të rënda.

Filmi “Dilema e Ismailit” sjell në ekran sakrificën dhe kurajën e kësaj familjeje, duke rikujtuar një kapitull të rëndësishëm të historisë shqiptare dhe të vlerave të saj humane.

- Advertisement -

Në rolin e Ismailit interpreton aktori i njohur ndërkombëtar Arben Bajraktaraj, ndërsa skenari dhe regjia mbajnë firmën e Dhimitër Ismailajt dhe Valona Ismailajt.

Kjo vepër kinematografike synon të sjellë në vëmendje historitë e panjohura të solidaritetit dhe guximit të shqiptarëve, duke përcjellë një mesazh të fuqishëm mbi humanizmin dhe respektin për jetën njerëzore. /atsh

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat