spot_img
E enjte, 2 Prill, 2026
19:57
HomeKulturëFilmi “La Vénus Électrique” në qendër të vëmendjes, hap Festivalin e Kanës

Filmi “La Vénus Électrique” në qendër të vëmendjes, hap Festivalin e Kanës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Filmi “La Vénus Électrique”, i regjisorit Pierre Salvadori, do të hapë edicionin e 79-të të Festivalit të Kanës, më 12 maj 2026.

Komedia romantike me tone burleske është vendosur në Parisin e vitit 1928 dhe sjell një rrëfim që ndërthur dashurinë, mashtrimin dhe elemente të spiritizmit. Premiera do të mbahet në Grand Théâtre Lumière, menjëherë pas ceremonisë hapëse të drejtuar nga aktorja Eye Haidara.

- Advertisement -

Filmi ndjek historinë e Antoine Balestro, një piktor i ri që humb aftësinë për të krijuar pas vdekjes së bashkëshortes. Në kërkim të një lidhjeje me të kaluarën, ai i drejtohet një mediumeje, por përfshihet në një rrjet mashtrimesh të ndërtuara nga Suzanne, një punonjëse e një luna parku. Përmes seancave të rreme spiritike, ajo dhe një galerist krijojnë një iluzion që, paradoksalisht, i rikthen artistit frymëzimin.

Narrativa merr një kthesë emocionale kur mashtrimi shndërrohet në ndjenjë, duke e vendosur historinë në kufirin mes së vërtetës dhe iluzionit. Kjo është një temë e njohur për Salvadorin, i cili shpesh eksploron paqartësinë dhe gënjeshtrën si pjesë të natyrës njerëzore.

- Advertisement -

Në kastin e filmit bëjnë pjesë aktorë të njohur të kinemasë franceze si Pio Marmaï, Anaïs Demoustier, Gilles Lellouche, Vimala Pons, Gustave Kervern dhe Madeleine Baudot.

“La Vénus Électrique” do të dalë njëkohësisht edhe në kinematë franceze, duke kombinuar prestigjin e festivalit me shpërndarjen e menjëhershme për publikun e gjerë.

Regjisori Salvadori e ka cilësuar këtë moment si një nder të veçantë, duke theksuar se filmi është një homazh për magjinë e kinemasë. Sipas tij, hapja e Festivalit të Kanës me një histori iluzionesh është një mënyrë për të kujtuar se arti i filmit, në thelb, mbetet një formë e fuqishme e magjisë. /atsh

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat