spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
16:29
HomeKulturëFilmi pa zë “Through Our Kosovo” merr jetë të re përmes muzikës...

Filmi pa zë “Through Our Kosovo” merr jetë të re përmes muzikës në Prizren

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ansambli Eksperimental i Lumbardhit rikthehet për të katërtën herë si pjesë e programeve speciale të Dokufest.

Prej disa vitesh Ansambli Eksperiemental i Lumbardhit nën drejtimin e kompozitorit dhe muzikantit të njohur Ilir Bajri së bashku me formacione të ndryshme instrumentisësh mblidhen në qytetin e Prizrenit për të propozuar kompozime muzikore mbi filma dokumentarë, kjo si një mënyrë për të ripropozuar mënyrën se si i shohim këta filma, por edhe për të rigjallëruar këto trashëgimi.

- Advertisement -

“Këtë vit, Ansambli Eksperimental i Lumbardhit vijon provat për një formulim muzikor për filmin “Through Our Kosovo” me regji të Drago Chloupek, i vitit 1933, që përbën një nga paraqitjet më të hershme të vendeve të ndryshme të Kosovës në film. Chloupek, mjek me profesion pat drejtuar fushata mbi shëndetin në Kosovën rurale ndërsa ka qenë drejtor i Qendrës Shëndetësore të Prishtinës prej vitit 1928-1932. Në film përkapen qytete, fshatra dhe komunitete të ndryshme të shqiptarëve, serbe, turke, rome dhe hebraike në Kosovë”, thuhet në komunikatën për media.

Tutje, bëhet me dije se, ky film pa zë tanimë do ta përftojnë një kolonë zanore alternative dhe kjo performancë do të luhet drejtpërsëdrejti ditën e enjte në Prizren.

- Advertisement -

“Through Our Kosovo”, ndërthur punën e dedikuar arkivore dhe hulumtimin e zellshëm për ta parë Kosovën si kurrë më parë. Ky material është gjetur në Arkivin e Filmit Kroat.

Në vitet e kaluar ky Ansambël ka ripropozuar, kompozuar dhe punuar në formulime muzikore të luajtura drejtpërsëdrejti për filmat dokumentarë të Besim Sahatciut si “ Prizreni, Qyteti i Burimeve dhe i Bukurisë”, “Pehlivanët” dhe “117”.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat