Filmi “Rrugës” (On the Way) është përzgjedhur për Garën Ndërkombëtare në Festivalin e 47-të të Filmit të Shkurtër Clermont-Ferrand, i cili do të mbahet nga 31 janar deri më 8 shkurt 2025 në Francë.
“Clermont-Ferrand” është festivali më i rëndësishëm në botë dedikuar filmave të shkurtër, duke e bërë këtë përzgjedhje një arritje të radhës për kinematografinë tonë.

Filmi “Rrugës”
Këtë vit, nga mbi 8,500 aplikime, filmi Rrugës është një nga vetëm 62 të përzgjedhur për këtë garë prestigjioze ndërkombëtare.
Gjithashtu, ky është filmi i tretë nga regjisori Samir Karahoda që përzgjidhet për Festivalin “Clermont-Ferrand”, një dëshmi e vazhdueshmërisë së tij në rrëfimin dhe cilësinë kinematografike.



