Shtetet e Bashkuara dhe Ukraina kanë nënshkruar marrëveshjen e shumëpërfolur për mineralet e rralla të tokës.
Nga kjo marrëveshje Kievi do të përfitoj me krijimin e një fondi investimi.
Marrëveshja vjen pas javësh negociatash intensive që herë pas here u bënë të ashpra dhe penguan përkohësisht ndihmën e Uashingtonit për Ukrainën.
Trump tha se e bëri marrëveshjen për të “mbrojtur” kontributin e Uashingtonit në përpjekjet e luftës në Ukrainë.
“Sot bëmë një marrëveshje ku marrim, e dini, shumë më tepër në teori, sesa 350 miliardë dollarët, por unë doja të isha i mbrojtur”, tha Trump për NeësNation. “Nuk doja të isha atje dhe të dukesha budalla.”
Ministrja e Ekonomisë e Ukrainës, Yulia Svyrydenko, ishte në Uashington për të nënshkruar në emër të qeverisë ukrainase.
Ndër kushtet e marrëveshjes janë “pronësia dhe kontrolli i plotë” që do të mbetet me Ukrainën, shkroi ajo në X të mërkurën.
“Të gjitha burimet në territorin tonë dhe në ujërat territoriale i përkasin Ukrainës”, tha ajo, duke shtuar: “Është shteti ukrainas ai që përcakton se çfarë dhe ku do të nxirret. Nëntoka mbetet nën pronësinë e Ukrainës — kjo është përcaktuar qartë në Marrëveshje”.
Nënshkrimi vjen disa orë pas një mosmarrëveshjeje të minutës së fundit mbi dokumentet që duhen nënshkruar të mërkurën, e cila kërcënoi të prishte marrëveshjen.