spot_img
E shtunë, 28 Shkurt, 2026
06:10
HomeKulturëShowBizMËNGJESI I HIDHUR! Kush e priste këtë përfundim? Nga gëzimi i Londrimit...

MËNGJESI I HIDHUR! Kush e priste këtë përfundim? Nga gëzimi i Londrimit te lotët e “fshehur” të Elionës!

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

PRISHTINË – Ndërsa drita e parë e diellit po zbardh sot mbi shtëpinë më të famshme në Kosovë, pluhuri i finales së madhe të Big Brother VIP Kosova 4 ende nuk është ulur. Ajo që nisi si një garë mes titanësh, përfundoi në një nga befasitë më të mëdha televizive të viteve të fundit. Kur të gjithë prisnin emra “të zhurmshëm”, ishte Londrimi ai që u largua me çekun e madh, duke lënë pas një valë pakënaqësish dhe zhgënjimi që pritet të shpërthejë gjatë ditës së sotme.

Befasia e Lundrimit: “Underdog-u” që heshti të gjithë

Askush nuk e parashikoi që “ofiqari” i shtëpisë, njeriu që shpesh shërbeu si urë lidhëse mes konflikteve, do të ishte ai që do të fikte dritat. Triumfi i Londrimit shihet si një fitore e përulësisë ndaj strategjive agresive. Megjithatë, kjo “befasi” nuk është pritur mirë nga dy banorët tjerë superfinalist, të cilët e shihnin veten si fitues të padiskutueshëm.

- Advertisement -

LudoLee në revoltë: “Nuk ishte ky verdikti i duhur”

Renditja në vendin e tretë ka qenë një “shuplakë” e vërtetë për LudoLee-në. I konsideruar si lojtari që mbajti gjallë dinamikat dhe debatet, ai nuk e ka fshehur pakënaqësinë që në momentet e para kur u shpall emri i tij si i treti. Pamjet live na bënë të kuptojmë se ai nuk e pranon këtë rezultat, duke aluduar se pesha e tij në lojë meritonte të paktën finalen “kokë më kokë”.

Eliona: Zhgënjimi që mund të zbardh bashkë me ditën

Për Elionën, ky mëngjes është më i vështiri. Pasi kaloi një rrugëtim të mbushur me gjykime, një martesë në sytë e gjithë Kosovës dhe një betejë ballë për ballë me konkurrentët, mbetja jashtë fitores sigurisht se do të përjetohet si një dështim i madh. Edhe pse u votua nga publiku për dasmën, vota finale për çmimin e madh duket se i ka ikur nga duart, duke lënë pas një shije të hidhur zhgënjimi që pritet të reflektohet në reagimet e saj të para sapo të “zgjohet” në botën e vërtetë.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat