spot_img
E enjte, 20 Nëntor, 2025
01:26
HomeRajoniShqipëriaFitoi në 5 bashki, Rama: Rezultate mbresëlënëse, 5 arsye më shumë për...

Fitoi në 5 bashki, Rama: Rezultate mbresëlënëse, 5 arsye më shumë për të falenderuar qytetarët

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas fitores së kandidatëve socilaistë në 5 bashki, Vlorë, Berat, Cërrik, Tepelenë e Mat. Rama deklaron se këto fitore janë 5 arsye më shumë për të falënderuar qytetarët për besimin ndaj Partisë Socialiste.

Ndërsa ka falënderuar secilin prej kandidatëve fitues, kreu i qeverisë thekson se këto fitore janë themel i fortë i punës që do pasojë në shërbim të komuniteteve.

- Advertisement -

“5 bashki, 5 fitore dhe 5 arsye më shumë për t’i falenderuar qytetarët për besimin e tyre, pavarësisht dobësisë ekstreme të opozitës, motit me shi të ditës se djeshme, apo vetë natyrës së zgjedhjeve të pjesshme, të cilat nuk se e stimulojnë pjesëmarrjen. Urime kryebashkiakëve të rinj, nga Bruna, gruaja e parë që do të drejtojë bashkinë e Vlorës; Ervini i dytë i Beratit, i cili me mbi 83% të votave dhe 13 049 vota nga 15 454 të PS në 11 maj për bashkinë Berat, ka arritur një rezultat mbresëlënës; Florenci në Cërrik, Gramozi në Tepelenë dhe Altini në Mat, që të tre me rezultate kuptimplota, të cilat janë një themel i fortë i punës që do të pasojë në shërbim të atyre komuniteteve”, shkroi Rama në rrjetin social Facebook.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat