spot_img
E martë, 3 Mars, 2026
03:19
HomeKosovaDrejtësiaFjala përfundimtare në rastin e Muhamet Alidemajt, i akuzuar për krime lufte...

Fjala përfundimtare në rastin e Muhamet Alidemajt, i akuzuar për krime lufte në Izbicë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë po zhvillohet seanca vendimtare në procesin gjyqësor ndaj Muhamet Alidemajt, i akuzuar për krime lufte në Izbicë gjatë luftës në Kosovë.

Në këtë seancë, palët pritet të paraqesin fjalët e tyre përfundimtare, para se trupi gjykues të marrë vendim lidhur me të akuzuarin.

- Advertisement -

Alidemaj ishte shpallur fajtor në vitin 2024 dhe ishte dënuar me 15 vjet burgim nga Gjykata Themelore.

Por, Gjykata e Apelit e kishte anuluar këtë aktgjykim dhe e kishte kthyer lëndën në rigjykim, duke vlerësuar se vendimi i shkallës së parë nuk kishte arsyetim të mjaftueshëm për faktet kyçe të çështjes.

- Advertisement -

Sipas aktakuzës, më 28 maj 1999, Alidemaj dyshohet se, në bashkëkryerje me pjesëtarë të forcave serbe, ka marrë pjesë në masakrën e Izbicës në komunën e Skenderajt, një nga ngjarjet më të rënda të luftës.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat