spot_img
E premte, 10 Prill, 2026
23:55
HomeKulturëFjalëkrijimet e Ismail Kadaresë, pasuri unike e shqipes

Fjalëkrijimet e Ismail Kadaresë, pasuri unike e shqipes

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Në gjuhësi, neologjizmat ose fjalëkrijimet janë fjalë të reja që lindin për të emërtuar dukuri dhe ide të reja, apo për të zëvendësuar huazimet. Në këtë drejtim, një nga figurat më të shquara të letërsisë shqiptare, Ismail Kadare, ka lënë një gjurmë të veçantë me krijimtarinë e tij gjuhësore.

Fjalëkrijimet formohen duke përdorur vetë mekanizmat e gjuhës shqipe, përmes disa mënyrave kryesore:

- Advertisement -

Me bashkim fjalësh (kompozim)

Fjalë të krijuara nga bashkimi i dy apo më shumë elementeve:

- Advertisement -

rrahagjoks (mburravec)

bjerrakohës (që humb kohën)

kumtsjellës (lajmëtar)

munxadhënës (që mallkon)

Me parashtesa dhe prapashtesa (fjalëformim)

Zgjerim i kuptimit përmes elementeve shtesë:

mbindezje (gjendje ekstaze)

ndërdije (nënndërgjegje)

sipërani (epërsi)

Me krijim figurativ mbi bazë shqiptare

Fjalë me ngarkesë të fortë shprehëse:

dehashpirt (entuziast)

qashtëri (qartësi e kthjelltë)

bornajë (borë e madhe, me forcë shprehëse)

Me zëvendësim të huazimeve

Përpjekje për pasurimin e shqipes me alternativa vendase:

arkëmort (arkivol)

dhëmbtar (dentist)

tymtar (oxhak)

hijëz (çadër)

Sipas studiuesve, Ismail Kadare ka krijuar mbi 2000 neologjizma, duke u bërë një nga autorët më prodhimtarë në këtë fushë. Kjo pasuri gjuhësore nuk është vetëm element stilistik i veprave të tij, por edhe një kontribut i rëndësishëm në zhvillimin dhe fuqizimin e gjuhës shqipe, shkruan KultPlus.

Disa prej këtyre fjalëve mbeten brenda botës letrare, ndërsa të tjera kanë hyrë ose mund të hyjnë në përdorim të përditshëm duke dëshmuar se gjuha është një organizëm i gjallë që zhvillohet përmes krijimtarisë dhe përdorimit.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat