spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
01:45
HomeKosovaDrejtësiaFlamuj të ISIS-it mbi kulmin e shtëpisë, ngritët aktakuzë ndaj dy personave

Flamuj të ISIS-it mbi kulmin e shtëpisë, ngritët aktakuzë ndaj dy personave

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Prokuroria Speciale e Kosovës nga ngritur aktakuzë ndaj dy personave, D.B dhe E.B për veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit”.

Siç njofton Prokuroria, të dy akuzohen se kanë nxitur dhe kanë përhapur urrejtje e mosdurim në mes të grupeve fetare, duke propaganduar ideologji ekstreme fetare dhe duke përkrahur veprimet e organizatës ISIS.

- Advertisement -

Të njëjtit dyshohet se kishin të vendosur edhe flamujt e ISIS-it mbi kulmin e shtëpisë së tyre.

“Sipas aktakuzës, D.B dhe E.B., përmes rrjetit social “Facebook” dhe “Tik –Tok” , kanë shpërndarë postime me përmbajtje nxitëse, me thirrje për t’iu bashkuar luftërave të armatosura dhe luftës për xhihad”, ka njoftuar Prokuroria.

- Advertisement -

“Ekziston dyshimi i bazuar mirë, se të pandehurit kanë vendosur flamuj të ISIS-it mbi kulmin e shtëpisë së tyre, kanë bërë grafite me shkronja arabe në muret e shtëpisë së tyre, me të cilat veprime potencialisht mund të prishet rendi publik.

D.B., sipas provave ka qenë refuzues ndaj të gjithëve që nuk e praktikojnë fenë sipas mënyrës së tij, dhe ka postuar e shpërndarë materiale me gjuhë fyese ndaj shumicës së hoxhallarëve të Bashkësisë Islame të Kosovës.

Prokuroria Speciale i ka propozuar Gjykatës Themelore në Prishtinë që të pandehurit të shpallen fajtorë sipas ligjeve në fuqi, dhe t’iu vazhdohet masa e paraburgimit ndaj D.B. dhe ajo e arrestit shtëpiak ndaj E.B”, thotë njoftimi i Prokurorisë Speciale.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat