spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
03:22
HomeOpinioneEditorialeFlamuri nuk është dekor – është sakrificë, memorie dhe betim

Flamuri nuk është dekor – është sakrificë, memorie dhe betim

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Në një kohë kur Kosova është ende në betejën për dinjitet dhe njohje ndërkombëtare, flamuri i saj mbetet një ndër simbolet më të rëndësishme të shtetësisë dhe përfaqësimit të asaj për çka kemi sakrifikuar brez pas brezi. Por ky flamur nuk është vetëm pëlhurë blu me hartën e verdhë dhe gjashtë yje të bardhë – ai është një betim, një rrëfim dhe një kujtesë kolektive.

Në vitin 2017, Uta Ibrahimi valëviti flamurin e Kosovës mbi Everest, duke bërë histori si gruaja e parë shqiptare që e ngjiti majën më të lartë të botës. Ecuria e saj e jashtëzakonshme në alpinizëm është kthyer në një simbol të guximit dhe përfaqësimit të denjë të Kosovës në majat më të vështira të globit. Por, në një ironi historike, ky flamur që dikur u dogj dhe u përçmua nga eksponentë të Lëvizjes Vetëvendosje, sot nënshkruhet nga kreu i saj – Albin Kurti.

- Advertisement -

Në ditën kur flamuri i Kosovës u shpall dhe u prezantua si identiteti ynë shtetëror, Albin Kurti dhe partia e tij ishin kundërshtarët më të zëshëm të këtij procesi. Ata nuk e njohën këtë flamur, e quanin produkt të imponuar dhe e shihnin si simbol të një shteti që ata nuk e besonin. Madje, në akte publike dhe të dokumentuara, eksponentë të kësaj partie e dogjën këtë flamur – për çka nuk ka kërkuar kurrë ndjesë.

Sot, kur Kurti vendos firmën mbi të, nuk është akt përfaqësimi, por uzurpim simbolik. Një firmë mbi një simbol që nuk është i tij, që ai e ka kundërshtuar – për më tepër, në një moment të ndjeshëm kur historia e Uta Ibrahimit do duhej të mbetej e pastër nga shfrytëzimi politik.

- Advertisement -

Flamuri i Kosovës nuk është dekor për selfie politike. Ai nuk i përket pushtetit të radhës – ai i përket kujtesës sonë kombëtare dhe rrugëtimit tonë të përbashkët për liri, pavarësi dhe shtetësi.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat