spot_img
E mërkurë, 4 Mars, 2026
13:26
HomeSportFlick i kënaqur me ekipin, dëshpërim total tek Ancelotti

Flick i kënaqur me ekipin, dëshpërim total tek Ancelotti

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Trajneri i Real Madridit dhe ai i Barcelonës, kanë dhënë komentet e tyre të para pas ndeshjes së Superkupës, mbajtur në Arabinë Saudite.

Kjo ndeshje u mbyll me rezultatin 5:2 në të mirë të Barcelonës.

- Advertisement -

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick ka thënë se është krenarë për ekipin që ai drejton.

“Jam shumë krenar për ekipin tim. Ne duhet të mësojmë nga çdo ndeshje, të analizojmë gjithçka. Ka disa gjëra që mund t’i përmirësojmë”, tha Flick pas ndeshjes.

- Advertisement -

Ai foli edhe për sfidën me të cilën u përball Barcelona pas përjashtimit të Szczęsnyt me karton të kuq.

“Kur Szczesny u përjashtua, nuk ishte e lehtë, por falë ekipit, unë jam shumë krenar për mbrojtjen që bëri punë të shkëlqyer. Ndeshja që luajtëm në Santiago Bernabeu na dha besim se mund ta fitojmë këtë lloj loje dhe e treguam këtë duke reaguar pavarësisht se ata shënuan të parët”, përfundoi trajneri gjerman.

Nga ana tjetër i dëshpëruar tej mase ishte trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti.

Ai tha se ishte “i pikëlluar dhe i zhgënjyer” pas humbjes 5-2 të Real Madridit në finalen e Superkupës ndaj Barcelonës në Jeddah, Arabinë Saudite, të dielën, ndërsa pranoi se ekipi i tij “nuk u mbrojt mirë”.

“Duhet të shikojmë realitetin. Ne nuk u mbrojtëm mirë. Ne u përpoqëm të bënim presion dhe të mbroheshim me bllokim të ulët. Ata i shënuan golat lehtësisht dhe ne nuk punuam shumë, kolektivisht apo individualisht. Ne humbëm shumë duele. Kjo na bën të trishtuar dhe të zhgënjyer, por ky është futbolli. Ne duhet ta marrim atë trishtim në shtëpi. E kuptoj trishtimin e tifozëve tanë. Ne e ndiejmë këtë, por duhet të shohim përpara dhe të përgatitemi për ndeshjen e radhës dhe të rikuperojmë formën e mirë në të cilën kishim qenë”.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat