spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
11:27
HomeKulturë“Foleza” tek Plepat të Durrësit: Bashkëjetesa e natyrës me zhvillimin urban

“Foleza” tek Plepat të Durrësit: Bashkëjetesa e natyrës me zhvillimin urban

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Instalacioni artistik “Foleza”, realizuar nga artisti Vasil Dhiamandi, Krisiko Studio dhe Dhimandi Studio, mbështetur financiarisht dhe komisionuar nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit si pjesë e konkursit “Art në Hapësirat Publike”, është një instalacion artistik i konceptuar për sheshin rrethor të Plepat, në Durrës, një zonë strategjike pranë detit dhe me potencial të lartë turistik.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, solli në rrjetet sociale pamje nga ky instalacion, duke shpjeguar edhe disa nga karakteristikat.

- Advertisement -

Sipas tij, instalacioni frymëzohet nga folezat e shpendëve, duke simbolizuar harmoni ndërmjet natyrës dhe zhvillimit urban.

“Kombinimi i formave organike dhe materialeve të qëndrueshme krijon një habitat të ngrohtë për shpendët, duke pasuruar peizazhin urban. Sipërfaqet e lëmuara dhe linjat e lakmueshme krijojnë një dialog natyral ndërmjet veprës dhe mjedisit të saj, ndërsa shtyllat vertikale të çelikut, të pajisura me ndriçim dinamik shumëngjyrësh natën, pasqyrojnë ritmin e qytetit në lëvizje”, u shpreh Gonxhja.

- Advertisement -

“Foleza” kalon përtej dimensionit të saj artistik, duke u bërë një pikë referimi mjedisore që nderon proceset natyrore dhe rrit ndërgjegjësimin për ruajtjen e mjedisit. /asth

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat