spot_img
E shtunë, 11 Prill, 2026
11:01
HomeKosovaPërvjetori i Koshares: Fondacioni rikthehet te deklarata e Thaçit; "Beteja ishte triumf...

Përvjetori i Koshares: Fondacioni rikthehet te deklarata e Thaçit; “Beteja ishte triumf ushtarak i pastër”

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Fondacioni për Mbrojtjen Juridike të Hashim Thaçit, me rastin e përvjetorit të Betejës së Koshares, ka rikujtuar një deklaratë domethënëse të ish-presidentit, i cili e kishte cilësuar këtë betejë si „fazën e parë të operacionit ‘Shigjeta’”.

Në mesazhin e rikthyer në vëmendjen e publikut, Thaçi nënvizonte rëndësinë strategjike dhe morale të kësaj përballjeje, e cila për herë të parë pas shumë dekadash, theu me forcë kufirin ndarës mes Kosovës dhe Shqipërisë.

- Advertisement -

„Beteja e Koshares ishte vetëm faza e parë e operacionit ‘Shigjeta’. Kjo betejë e lavdishme rriti vetëbesimin e sprovuar të UÇK-së, duke bërë që për herë të parë të thyhej me forcë kufiri ndarës ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, ku ushtria serbe pësoi disfatë të madhe“, thuhet në deklaratën e tij të vitit 2020.

Mesazhi i triumfit dhe shpresës Më tej, në qëndrimin e tij, ish-udhëheqësi politik i UÇK-së theksonte se suksesi në Koshare ishte një sinjal i qartë për popullatën e dëbuar se çlirimi dhe kthimi në vatrat e tyre ishte afër.

- Advertisement -

„Beteja e Koshares ishte një triumf ushtarak i pastër dhe mesazh i qartë për popullatën e dëbuar nga Kosova, se së shpejti të zhvendosurit do të ktheheshin në shtëpitë e tyre. Ndërsa thyerja e kufirit ishte dëshmi se furnizimi me armatim për zonat e thella brenda Kosovës ishte i mundshëm“, nënvizonte Thaçi, duke përfunduar me nderime për të gjithë dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ky rikujtim vjen në një kohë kur ish-presidenti Thaçi po përballet me procesin gjyqësor në Hagë, ndërsa vepra e tij dhe e bashkëluftëtarëve vazhdon të mbetet pjesë qendrore e përkujtimeve kombëtare për liri.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat