spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
01:43
HomeSiguriaUshtriaForca e Sigurisë së Kosovës triumfon në Kroaci: Dy çmime në garën...

Forca e Sigurisë së Kosovës triumfon në Kroaci: Dy çmime në garën “Dita e Unitetit”

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Dy ekipe nga Togu i Xhenierëve Luftarak të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë arritur një sukses të madh në garën shumëkombëshe “Dita e Unitetit”, duke zënë vendin e parë dhe të tretë në mesin e 15 ekipeve pjesëmarrëse nga Kroacia, Gjermania, Sllovenia dhe Kosova.

Kjo garë është zhvilluar në kuadër të ushtrimit fushor “Defender Europe 25”, konkretisht në segmentin “Immediate Response 25”, në Republikën e Kroacisë. Ekipet pjesëmarrëse janë testuar në aftësi fizike, teknike dhe bashkëpunuese.

- Advertisement -

Mund të jetë një imazh i 5 persona

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka përgëzuar pjesëtarët e FSK-së për këtë arritje.

- Advertisement -

“Togu i xhenierëve luftarak nga Forca e Sigurisë së Kosovës mori pjesë me dy ekipe, të cilët kanë demonstruar një performancë të dalluar duke shënuar sukses të jashtëzakonshëm në këtë garë sfiduese”, ka shkruar Maqedonci.

Mund të jetë një imazh i ‎10 persona dhe ‎teksti që thotë "‎FUnity D 1st 1stPlace. Place IMEMEDIATERESPONSE25 MMEDIATE RESPONSE25 OF-5 Mirko OF-5MirkoStosic Stośić ممقة ender Gulrds CroriaLa Foroos Unity 3rd Place IMMEDIATERESPONSE'25 MMEDIATE ERESPONSE25 OF-5 Mirkos OF-5MirkoStosic% losica Gukads Mechanund Mochape‎"‎‎

Togu i Xhenierëve Luftarak të FSK-së është dislokuar për herë të parë në ushtrime jashtë vendit si një kapacitet i ri, duke iu bashkuar Brigadës së Mekanizuar të Forcave të Armatosura Kroate në kuadër të ushtrimit shumëkombësh “Defender Europe 25”.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat