spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
09:29
HomeLajmeForumi Intelektual ‘Evropa 2030’ prezanton vizionin për Kosovën dhe kandidatët në kuadër...

Forumi Intelektual ‘Evropa 2030’ prezanton vizionin për Kosovën dhe kandidatët në kuadër të koalicionit AAK-Nisma

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Forumi Intelektual “Evropa 2030” prezanton kandidatët për deputetë në kuadër të koalicionit AAK-Nisma

storm•/Zgjedhjet 2025: Sonte, Forumi Intelektual “Evropa 2030” mbajti një konventë për prezantimin e kandidatëve të tij për deputetë, si pjesë e koalicionit me AAK-Nisma dhe partnerët tjerë për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025.

- Advertisement -

Në fjalimet e tyre, liderët e koalicionit vunë theksin te gjendja e rënduar e Kosovës dhe domosdoshmëria e formimit të një qeverie nga opozita aktuale pas zgjedhjeve, për të shmangur izolimin dhe për të sjellë stabilitet dhe zhvillim.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, deklaroi se koalicioni është i përgatitur për të udhëhequr qeverinë e ardhshme dhe për të forcuar marrëdhëniet me administratën aktuale të Presidentit Biden, si dhe atë të Presidentit të sapozgjedhur, Donald Trump. Ai theksoi rëndësinë e përgatitjes së Kosovës për anëtarësim në NATO, duke e cilësuar këtë si një domosdoshmëri për sigurinë dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

- Advertisement -

Edhe lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, foli për nevojën e një lidershipi me vizion dhe atdhedashuri, duke kritikuar politikat e deritanishme të qeverisë aktuale. Limaj theksoi se Kosova ka nevojë për siguri dhe stabilitet, jo për kërcënime të vazhdueshme për luftë.

Kryetari i Forumit Intelektual, Artan Nimani, theksoi vlerat e sinqeritetit dhe besimit si baza e koalicionit, duke premtuar përpjekje të përbashkëta për të përmirësuar mirëqenien e qytetarëve të Kosovës. Në fjalën e tij, Nimani alarmoi për krizën ekonomike të vendit, duke përmendur borxhet alarmante të qytetarëve ndaj bankave, që sipas tij arrijnë vlerën e 1.5 miliardë eurove.

Konventa përfundoi me nominimin zyrtar të kandidatëve për deputetë nga radhët e Forumit Intelektual “Evropa 2030”.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat