spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
15:04
HomeSiguriaPolicia(FOTO) Armatim dhe radiolidhje të tjera të gjetura nga Policia e Kosovës...

(FOTO) Armatim dhe radiolidhje të tjera të gjetura nga Policia e Kosovës në Mitrovicën e Veriut

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Policia e Kosovës bëri të ditur se sot ka kryer një kontroll në rrugën ‘Kral Petri’, në Mitrovicën e Veriut. Gjatë kontrollimit nën një kulm të një ndërtese janë gjetur armë, municion dhe pajisje të ndryshme.

“Me datën 21.11.2024, pas pranimit të një informate mbi dyshimet për armë dhe municion, njësitet policore kanë ndërmarrë veprimet e menjëhershme, ku kanë kryer një kontroll në rrugën Kralj Petri në Mitrovicë Veri. Gjatë kontrollimit nën një kulm të një ndërtese janë gjetur armë, municion dhe pajisje të ndryshme”, thuhet në njoftimin e PK-së.

- Advertisement -

Mund të jetë një imazh i teksti

Dëshmitë të cilat janë gjetur dhe janë konfiskuar janë: Një AK-47, pesë karikatorë me municion të AK 47, 136 fishekë të AK- 47, një çantë krahu, dy radio-lidhje të dorës, një radio lidhje për veturë, dy mbushës radiolidhjesh dhe një tytë shtesë e AK-47.

- Advertisement -

Mund të jetë një imazh i telefon dhe teksti

Sipas njoftimit të Policisë, deri në këtë fazë të hetimeve janë kryer disa intervistime të personave në këtë ndërtesë, ku të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.

“Duke falënderuar qytetarët për bashkëpunimin, Policia vazhdon të mbetet e përkushtuar për ofrim të shërbimeve ndaj të gjithë komunitetit pa dallim”, thuhet në njoftim.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat