spot_img
E hënë, 29 Shtator, 2025
19:26
HomeRajoniShqipëriaFOTO / Bora arrin deri në 2 metra lartësi në Korçë

FOTO / Bora arrin deri në 2 metra lartësi në Korçë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Në majën e Mashkullorës në Panarit, trashësia e borës ka arritur deri në 1.5 metra, ndërsa në disa vende, për shkak të erës dhe akumulimeve, ajo arrin deri në 2 metra.

- Advertisement -

Sipas informacioneve, mjetet borëpastruese kanë punuar pa ndërprerje për të pastruar rrugët dhe për të mundësuar kalimin e mjeteve.

- Advertisement -

Borëpastrueset kanë arritur të zhbllokojnë rrugën, por kalimi i mjeteve është i mundur vetëm me zinxhirë, të cilët janë të domosdoshëm në këtë zonë.

Autoritetet këshillojnë shoferët që planifikojnë të lëvizin drejt fshatit Panarit të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë udhëzimet për përdorimin e zinxhirëve dhe mjeteve të tjera të nevojshme për të siguruar një udhëtim të sigurt, raporton BalkanWeb.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat