spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
08:18
HomeSiguriaPolicia(FOTO) Degradonin mjedisin në Prevallë, Policia sekuestron dy ekskavatorë dhe një kamion

(FOTO) Degradonin mjedisin në Prevallë, Policia sekuestron dy ekskavatorë dhe një kamion

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Policia e Kosovës, me urdhër të Prokurorisë Themelore dhe në bashkëpunim me inspektorë të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës kanë realizuar sot një aksion në Prevallë.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

- Advertisement -

Lajmin e ka bërë të ditur zëvendësministri i këtij dikasteri, Jeton Raka.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

- Advertisement -

Në bashkëpunim me mbikëqyrësit e parkut kombëtar “Sharri”, u sekuestruan dy ekskavatorë dhe një kamion, pajisje me të cilat ilegalisht po degradohej mjedisi.

Mund të jetë një imazh i 2 persona

“Ju bëjmë thirrje të gjithë atyre që kryejnë aktivitete ilegale dhe me to dëmtojnë mjedisin, menjëherë të ndalojnë, në të kundërtën do të përballen me ligjin”, ka shkruar Raka në profilin e tij në Facebook.

Mund të jetë një imazh i rrugë dhe teksti

Postimi i plotë:

Sot gjatë ditës Inspektorati i MMPHI -së në bashkëpunim me mbikqyrësit e Parkut Kombëtar “SHARRI”, Policinë e Kosovës dhe Prokurorinë Themelore, kanë zhvilluar një aksion në Prevallë, ku  janë sekuestruar dy eskavator dhe një kamion, pajisje këto me të cilat është ushtruar aktivitet ilegal, degradim i mjedisit.

Ju bëjmë thirrje të gjithë atyre që kryejnë aktivitete ilegale dhe me to dëmtojnë mjedisin, menjëherë të ndalojnë, në të kundërtën do të përballen me ligjin.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat