spot_img
E hënë, 24 Nëntor, 2025
00:15
HomeKulturëFOTO / Festa e Karnavaleve, fëmijët sjellin spektakël dhe energji në rrugët...

FOTO / Festa e Karnavaleve, fëmijët sjellin spektakël dhe energji në rrugët e Shkodrës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Rrugët e qytetit të Shkodrës u gjallëruan sot nga parada e fëmijëve të veshur me kostume shumëngjyrëshe, me rastin e festës së Karnavaleve.

- Advertisement -

Të veshur si personazhet e dashura për ta, fëmijët përcollën gëzim dhe energji në rrugët e qytetit përmes paradave, koncerteve dhe performancave artistike.

- Advertisement -

Bashkia e Shkodrës fton qytetarët të vizitojnë qytetin verior për të festuar karnavalet duke shijuar gjallërinë dhe bukurinë e kësaj atmosfere unike.

“Një festë që ruan traditën dhe e bën Shkodrën një pikë të veçantë festive”, shkruan bashkia në një postim në rrjetet sociale.

Prej dy ditësh në Shkodër ka nisur Festa e Karnavaleve, ku kostumet shumëngjyrëshe, maskat si dhe atmosfera festive po mbizotërojnë në të gjitha rrugët, sheshet dhe në kalanë e Rozafës. Të rinjtë dhe fëmijët e qytetit kanë shpalosur kreativitetin e tyre.

Paradat e karnavaleve të Shkodrës do të vijojë deri më 23 shkurt.

Shkodra është qyteti që e ka festuar më herët Karnavalen. Festimet e para i përkasin gjysmës së dytë të shekullit XIX, saktësisht vitit 1860, duke krijuar një traditë solide që vazhdoi deri në vitin 1946, ku për shkak të regjimit komunist, u ndalua së festuari për t’u rikthyer sërish si traditë pas viteve ’90. /atsh

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat