spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
08:23
HomeSiguriaUshtriaFOTO / FSK bëhet pjesë e ushtrimit “Cyber Unity 25” të organizuar...

FOTO / FSK bëhet pjesë e ushtrimit “Cyber Unity 25” të organizuar nga NATO

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), me një ekip të Kibernetikës, ka marrë pjesë në ushtrimin “Cyber Unity 25”, ku ka treguar aftësi të jashtëzakonshme dhe lidership të nivelit të lartë gjatë pjesëmarrjes në ushtrimin shumëkombësh “Cyber Unity 25”, i organizuar nga NATO.

Sipas FSK-së, ky aktivitet kishte për qëllim forcimin e bashkëpunimit dhe përgatitjes kundër kërcënimeve të avancuara kibernetike, si dhe shkëmbimin e eksperiencave dhe forcimin e kapaciteteve ndërkombëtare.

- Advertisement -

Mund të jetë një imazh i 8 persona

“Ekipi Kibernetik i FSK-së, ka shfaqur aftësi në aspektin teknik, ashtu edhe në atë strategjik. Në pjesën teknike, ata demonstruan aftësi të larta në identifikimin dhe menaxhimin e incidenteve komplekse kibernetike, duke vendosur standarde të larta të punës ekipore dhe ekspertizës teknike. Ndërkaq, në nivelin strategjik, ekipi tregoi lidership dhe aftësi të shkëlqyera menaxheriale në skenarë të krizave kibernetike, duke marrë vendime të duhura nën presion dhe duke siguruar koordinimin efektiv mes veprimeve taktike dhe objektivave strategjike”, thuhet në njoftim.

- Advertisement -

Mund të jetë një imazh i 8 persona

Ky ushtrim ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në luftën kundër kërcënimeve kibernetike.

Mund të jetë një imazh i 10 persona dhe teksti

“Ekipi Kibernetik i FSK-së ka përfaqësuar Kosovën me profesionalizëm, përkushtim dhe dinjitet të lartë. Përformanca e tyre në këtë aktivitet jo vetëm që pasqyron përgatitjen dhe përkushtimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, por edhe forcon pozicionin e Kosovës si një kontribuese aktive në sigurinë globale kibernetike”, thuhet tutje në njoftim.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat