spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
09:46
HomeSiguriaUshtriaFOTO / Kontigjenti i FSK-së përfundon me sukses ushtrimin ndërkombëtar “Winter EX...

FOTO / Kontigjenti i FSK-së përfundon me sukses ushtrimin ndërkombëtar “Winter EX 2025” në Turqi

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka njoftuar se ka përfunduar me sukses ushtrimin ndërkombëtar “Winter EX 2025”, i organizuar nga Komanda e Forcave Tokësore të Turqisë.

Mund të jetë një imazh i 5 persona

- Advertisement -

Ushtrimi u realizua në kushte të vështira dimërore, teksa u tha se kontingjenti i FSK-së ka treguar aftësi të larta dhe profesionalizëm në zhvillimin e operacioneve.

Mund të jetë një imazh i 3 persona, avion dhe teksti

- Advertisement -

“Gjatë këtij ushtrimi, pjesëtarët e FSK-së bashkëvepruan me partnerët ndërkombëtarë në skenarë të ndryshëm operativë, duke dëshmuar përgatitjen dhe kapacitetet e tyre ushtarake”, thuhet në njoftimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Mund të jetë një imazh i 1 person

Postimi i plotë:

Kontingjenti i FSK-së demonstron profesionalizëm dhe përkushtim  në ushtrimin ndërkombëtar “Winter EX 2025” në Turqi

Ushtrimi ndërkombëtar “Winter EX 2025”, i organizuar nga Komanda e Forcave Tokësore të Turqisë, ka përfunduar me sukses. Kontingjenti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK)  ka  treguar aftësi të larta dhe profesionalizëm në zhvillimin e operacioneve në kushte të vështira dimërore.

Gjatë këtij ushtrimi, pjesëtarët e FSK-së bashkëvepruan me partnerët ndërkombëtarë në skenarë të ndryshëm operativë, duke dëshmuar përgatitjen dhe kapacitetet e tyre ushtarake.

Komandanti i Forcave Tokësore të FSK-së( KOMFT), Gjeneral brigade Hysen Dreshaj, dhe Komandanti i Regjimentit të Dytë të Këmbësorisë, Nënkolonel Jaser Mulla, vizituan kontingjentin e FSK-së, ata u njohën nga afër me mbarëvajtjen e aktiviteteve dhe operacioneve të realizuara. Me këtë rast, Gjeneral Dreshaj përgëzoi pjesëtarët e kontingjentit për profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar, duke theksuar rolin e tyre të rëndësishëm në përfaqësimin e FSK-së dhe shtetit të Kosovës në këtë ushtrim prestigjioz.

Në vijim të aktiviteteve zyrtare, KOMFT, Gjeneral  Dreshaj, mori pjesë në darkën zyrtare të organizuar nga Komandanti i Forcave Tokësore të Turqisë, Gjeneral SELÇUK BAYRAKTAROĞLU, ku ishin të pranishëm përfaqësues të të gjitha shteteve pjesëmarrëse, gjithashtu ndoqën nga afër Demonstrimin për Ditën e Vizitorëve të Shquar (DVD)  ku u  realizuan operacioneve të planifikuara nga shtetet pjesëmarrëse, përfshirë edhe kontributin e kontingjentit të FSK-së në këtë ushtrim ndërkombëtar.

Forca e Sigurisë së Kosovës vazhdon të dëshmojë përgatitjen, disiplinën dhe gatishmërinë për të bashkëpunuar me partnerët ndërkombëtarë në misione të ndryshme, duke rritur kapacitetet dhe përvojën operacionale të saj.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat