spot_img
E enjte, 5 Mars, 2026
18:38
HomeKosova(FOTO) Kurti dhe Çeku shohin nga afër përfundimin e restaurimit të rezidencës...

(FOTO) Kurti dhe Çeku shohin nga afër përfundimin e restaurimit të rezidencës së Presidentit Rugova

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, vizituan sot Rezidencën e presidentit Ibrahim Rugova, për të parë nga afër punimet që po bëhen drejt finalizimit të ndërhyrjeve restauruese.

fotografia e kryeministri

- Advertisement -

Sipas njoftimit nga ekzekutivi, ata u pritën nga familja Rugova të cilët u shprehën mirënjohës për kujdesin institucional dhe rezultatin e punës së bërë deri më tani.

19.11.2024-ZKM-9

- Advertisement -

“Rezidenca e Presidentit historik Ibrahim Rugova do të vazhdojë të ruaj kujtesën mbi njërën ndër periudhat më të rëndësishme të popullit tonë”, u shpreh kryeministri.

19.11.2024-ZKM-1

Ai falënderoi familjen Rugova për bashkëpunimin dhe qëndresën.” Kryeministri tha se jemi të interesuar që të shkojë gjithmonë mirë dhe të dalë gjithçka sa më bukur, dhe objekti i Rezidencës të jetë sa më reprezentativ për vizitorët të cilët këtu edhe ndjehen këndshëm dhe kanë shumëçka të mësojnë”, thuhet tutje në njoftim.

19.11.2024-ZKM-14

Restaurimi po udhëhiqet nga ekipe profesionale në respekt të vlerave që ka kjo shtëpi, e cila është pjesë e listës së aseteve të trashëgimisë që mbrohen me ligj.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat