spot_img
E shtunë, 22 Nëntor, 2025
06:24
HomeKosova(FOTO) Maqedonci: FSK-ja zhvilloi me sukses të lartë ushtrimin “Ujku i Çeliktë”

(FOTO) Maqedonci: FSK-ja zhvilloi me sukses të lartë ushtrimin “Ujku i Çeliktë”

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, vlerëson lartë ushtrimin fushor “Ujku i Çeliktë”, më të  madhin të realizuar ndonjëherë nga Forca e Sigurisë së Kosovës, me mbi 1000 ushtarë pjesëmarrës.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

- Advertisement -

“Sot me sukses të lartë, Forca e Sigurisë së Kosovës zhvilloi ushtrimin fushor “Ujku i Çeliktë”, më të  madhin të realizuar ndonjëherë nga ushtria jonë, me mbi 1000 ushtarë pjesëmarrës duke dëshmuar shkathtësi dhe përgatitje të jashtëzakonshme në aspektin e organizimit, ndërveprimit dhe taktikave luftarake”, shkruan ministri Maqedonci në Facebook.

Mund të jetë një imazh i 4 persona

- Advertisement -

Ndryshe prezent në këtë ushtrim të ishte edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, komandanti i FSK-së gjenerallejtënant, Bashkim Jashari dhe përfaqësues nga NATO, shtetet aleate, akter institucional dhe zyrtarë tjerë ndërkombëtar.

Mund të jetë një imazh i 3 persona

“Me anë të këtij ushtrimi gjithashtu është validuar regjimenti i dytë i komandës së forcave tokësore të cilët janë në gjendje të kryejnë detyra të veçanta dhe komplekse me efikasitet të lartë”, shkruan Maqedonci.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat