spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
07:17
HomeSiguriaFOTO / Trupat e KFOR-it realizojnë stërvitje për mbrojtjen e Manastirit të...

FOTO / Trupat e KFOR-it realizojnë stërvitje për mbrojtjen e Manastirit të Deçanit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Batalioni Kinetik i Komandës Rajonale Perëndimore (RC-W) të KFOR-it, në bashkëpunim me batalionin kinetik rezervë hungarez dhe asetet FOM-D zhvilluan një stërvitje për zbatimin të planit të mbrojtjes për Manastirin në Deçan, njoftoi sot misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë.

Mund të jetë një imazh i teksti

- Advertisement -

“Stërvitja mundësoi përmirësimin e kapacitetit të vendosjes së njësive të reagimit të shpejtë, të kryera me automjete dhe me helikopterë”, thuhet në njoftim.

Mund të jetë një imazh i 5 persona dhe helikopter

- Advertisement -

KFOR-i thekson në fund se vazhdon ta zbatojë mandatin e tij për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i pohon gjithashtu se është në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in.

Mund të jetë një imazh i 5 persona, avion dhe teksti

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat