Shtetet e Bashkuara janë përballur ditët e fundit me stuhi bore që kanë prekur disa zona, duke shkaktuar edhe problematika.

Megjithatë, në Uashington DC, pavarësisht reshjeve, qytetarët duket se kanë sfiduar temperaturat e ulëta për të përjetuar dëborën që ka rënë së fundmi.

Në pamjet e siguruara nga LSA nga Uashingtoni shfaqet atmosfera pozitive që ka krijuar bora.

Në zonën pranë Kapitolit, nuk kanë qenë të pakët ata që kanë shëtitur me të afërmit e tyre, ndërsa të tjerë kanë shfrytëzuar momentin për të përdorur edhe pajisjet e skive.




