spot_img
E hënë, 30 Mars, 2026
13:35
HomeSportFranco Foda optimist para lojës me Turqinë: Gjasat 50 me 50, por...

Franco Foda optimist para lojës me Turqinë: Gjasat 50 me 50, por duam të shkojmë në Botëror

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Selektori i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, ka shfaqur optimizëm në konferencën zyrtare për shtyp para ndeshjes më të rëndësishme në historinë e “Dardanëve”, finalen e „play-off“-it për Botërorin 2026 kundër Turqisë.

Trajneri gjerman vlerësoi se të dyja kombëtaret kanë gjasa të barabarta për fitore në sfidën e nesërme që do të zhvillohet në stadiumin „Fadil Vokrri“. Foda theksoi se synimi i tij i vetëm mbetet dërgimi i Kosovës në skenën më të madhe të futbollit botëror.

- Advertisement -

„Turqia ka shumë lojtarë kualitativë, por edhe ne kemi të tillë. Gjasat janë 50 me 50, dhe ne do të bëjmë të pamundurën për fitore. I njohim forcat dhe dobësitë e tyre; loja e Turqisë bazohet në pasime të shkurtra, ndërsa ne do të tentojmë t’i godasim me kundërsulme sa herë që kemi topin në zotërim“, deklaroi Foda.

Lajme të mira për Edon Zhegrovën Një vëmendje e veçantë iu kushtua yllit të ekipit, Edon Zhegrova, i cili nuk u aktivizua në ndeshjen ndaj Sllovakisë. Foda dha shpresa se „Luani i Kosovës“ mund ta nisë ndeshjen si titullar nesër mbrëma.

- Advertisement -

„Kam besim te të gjithë lojtarët, edhe te Zhegrova. Secila lojë ka situatat e veta, por nesër ka gjasa të mëdha që Edoni të luajë nga fillimi“, shtoi selektori gjerman.

Në fund, Foda e cilësoi këtë mundësi si kulmin e karrierës së tij: „Kur erdha te Kosova, qëllimi ishte kualifikimi në EURO, por situata na solli në rrugë të mbarë për Botëror. Do të ishte arritje madhore për karrierën time nëse kualifikohemi“.

Ndeshja mes Kosovës dhe Turqisë luhet nesër në Prishtinë, duke filluar nga ora 20:45.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat