Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, i ka deleguar disa nga kompetencat e tij Këshillit Suprem të Trupave të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), i njohur si Pasdaran.
Mendohet lideri suprem fshihet në një bunker nëntokësor me familjen e tij në verilindje të Teheranit, – raportoi të hënën faqja e internetit e lajmeve të opozitës me seli në Londër, Iran International.
Këshilli Suprem i IRGC-së, i cili mbikëqyr komandën e Pasdaran, tani ka autoritetin për të menaxhuar konfliktin e vazhdueshëm me Izraelin.



