spot_img
E diel, 23 Nëntor, 2025
18:48
HomeSiguriaPoliciaFSK dhe KFOR në aksion pas zbulimit të një mjeti të dyshuar...

FSK dhe KFOR në aksion pas zbulimit të një mjeti të dyshuar në Ferizaj

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Një mjet i dyshuar i pashpërthyer është zbuluar të mërkurën në mëngjes në Ferizaj, gjatë punimeve të zakonshme në terren.

Rasti është raportuar dje rreth orës 10:00 nga një qytetar i cili ishte duke kryer gërmime kur ka hasur në objektin e dyshimtë.

- Advertisement -

Policia e Kosovës ka reaguar menjëherë duke siguruar perimetrin e vendit të ngjarjes për të garantuar sigurinë publike.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitë për deminim të KFOR-it dhe të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), të cilat kanë ndërhyrë me profesionalizëm dhe kanë tërhequr mjetin e dyshuar pa ndonjë incident.

- Advertisement -

“Ferizaj / 14.05.2025 – 10:00. Është raportuar se ankuesi mashkull kosovar gjersa ishte duke kryer disa punime (gërmime) ka hasur në një mjet të dyshuar të pashpërthyer. Njësitë policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësiti për deminim i KFOR dhe FSK kanë tërheq mjetin e dyshuar nga vendi i ngjarjes.”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat