Komuna e Prishtinës ka njoftuar se Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) do të realizojë stërvitje ushtarake gjatë datave 20 – 27 tetor 2025 në zonën e fshatrave Mramor dhe Badovc.
Nga komuna është bërë e ditur se gjatë kësaj periudhe do të ketë lëvizje të këmbësorisë dhe automjeteve ushtarake në këto zona.
Postimi i plotë:
Njoftim për qytetarët e Prishtinës:
Ju informojmë se Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), bazuar në planin e saj të stërvitjeve, do të realizojë stërvitje ushtarake gjatë datave 20 – 27 tetor 2025 në zonën e fshatrave:
📍 Mramor
📍 Badovc
Gjatë kësaj periudhe do të ketë lëvizje të këmbësorisë dhe automjeteve ushtarake në këto zona.
Ky është një aktivitet i planifikuar në kuadër të stërvitjeve të rregullta të FSK-së, prandaj nuk ka vend për shqetësim.
Ju faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj!
FSK – Forca e Sigurisë së Kosovës