spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
00:03
HomeSiguriaUshtriaFSK-ja nis ushtrimin fushor “Ujku Shigjetë” nga 31 gushti deri më 5...

FSK-ja nis ushtrimin fushor “Ujku Shigjetë” nga 31 gushti deri më 5 shtator

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Këtë të diele të 31 gushtit, Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) do të nisë ushtrimin fushor “Ujku Shigjetë”, në kuadër të përgatitjeve për validimin e Regjimentit të tretë.

Andaj kanë njoftuar qytetarët se nga 31 gushti e deri më 5 shtator sa do të zgjasë ky ushtrim fushor do ketë lëvizje të konvojeve nga vendbazimet e Forcës së Sigurisë së Kosovës në drejtim të rajonit të Gjakovës, saktësisht Aeroportit të Gjakovës dhe Poligonit ushtarak në Babaj të Bokës.

- Advertisement -

“Njoftojmë gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, se nga data 31 gusht deri më 05 shtator 2025, Forca e Sigurisë së Kosovës do të realizoi ushtrimin fushorë “ Ujku Shigjetë”, në kuadër të përgatitjeve për validimin e Regjimentit të tretë. Gjatë kësaj periudhe do ketë lëvizje të konvojeve nga vendbazimet e Forcës së Sigurisë së Kosovës në drejtim të rajonit të Gjakovës, saktësisht Aeroportit të Gjakovës dhe Poligonit ushtarak në Babaj të Bokës”, thuhet në njoftimin e FSK-së, duke kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat