spot_img
E premte, 29 Maj, 2026
20:07
HomeSiguriaUshtriaFSK-ja njofton për stërvitje dhe lëvizje të konvojeve në rajonin e Gjakovës

FSK-ja njofton për stërvitje dhe lëvizje të konvojeve në rajonin e Gjakovës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka njoftuar për një ushtrim fushor të emëruar “Ujku i Pamposhtur 01” që do të realizohet në rajonin e Gjakovës.

Sipas njoftimit, ushtrimi do të nisë më 31 maj dhe do të zgjasë deri më 5 qershor, ndërsa FSK kërkon mirëkuptimin e qytetarëve.

- Advertisement -

“Gjatë kësaj periudhe do ketë lëvizje të konvojeve nga vendbazimet e Forcës së Sigurisë së Kosovës në drejtim të rajonit të Gjakovës, saktësisht Aeroportit të Gjakovës dhe Poligonit ushtarak në Babaj të Bokës. E gjithë kjo lëvizje do bëhet me qëllim të realizimit të ushtrimit, andaj kërkojmë mirëkuptim nga qytetarët”, theksohet në njoftim.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat