Në prag të 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, nxënës, mësues dhe edukatorë kanë vizituar Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Mysafirët e vegjël bashkë me stafin e shkollave, kanë parë nga afër pajisjet dhe automjetet ushtarake të FSK-së, si dhe kanë mësuar për historinë dhe traditat e Forcës së Kosovës.
FSK-ja thotë se pjesëmarrësit kanë shprehur mirënjohje për ta dhe për përpjekjet e tyre për të mbrojtur vendin dhe për të ruajtur sigurinë e paqen.
“Ky aktivitet është një shembull i bashkëpunimit të ngushtë midis institucioneve arsimore dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, me qëllim të edukimit të nxënësve për rëndësinë e sigurisë dhe paqes në shoqëri”, thuhet në njoftimin nga FSK-ja.