spot_img
E mërkurë, 15 Prill, 2026
22:12
HomeSiguriaUshtriaFSK-ja organizon garën “Ushtari më i mirë 2026”

FSK-ja organizon garën “Ushtari më i mirë 2026”

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Forca e Sigurisë së Kosovës po realizon garën ndërkombëtare “Gara e ushtarit më të mirë 2026”, ku po marrin pjesë ekipe ushtarake nga vende të NATO-s dhe shtete partnere, në një aktivitet që po zhvillohet në Kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj.

Në këtë garë janë përfshirë pjesëtarë nga NATO dhe forca ushtarake nga Shtetet e Bashkuara (Ajova dhe Corps V), Italia, Kosova, Kroacia, Maqedonia e Veriut, Mbretëria e Bashkuar dhe Shqipëria, të cilët po sfidohen në disiplina të ndryshme fizike dhe ushtarake.

- Advertisement -

“Forca e Sigurisë së Kosovës po realizon “Garën e ushtarit më të mirë 2026” ku ekipet Ushtarake nga vendet e NATO-s dhe shteteve partnere: Ajova-ShBA, Corps V- ShBA, Italia, Kosova, Kroacia, Maqedonia e Veriut, Mbretëria e Bashkuar, Shqipëria, janë bërë bashkë në Kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj, ku po realizohet gara ndërkombëtare duke sfiduar pjesëmarrësit në shkathtësitë fizike e Ushtarake”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat