spot_img
E martë, 16 Dhjetor, 2025
20:34
HomeSiguriaUshtriaFSK-ja pajiset me veshmbathje dhe pajisje të avancuara

FSK-ja pajiset me veshmbathje dhe pajisje të avancuara

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) shumë shpejt do të furnizohen me veshmbathje dhe pajisje të reja.

Ministria e Mbrojtjes, e udhëhequr nga ministri në detyrë, Ejup Maqedonci, ditë më parë ka arritur të finalizojë tenderin e radhës me kontratë.

- Advertisement -

Fillimisht për kontratën në fjalë janë ndarë 217,000.00 euro, megjithatë, vlera e përgjithshme e kontratës ka kaluar shifrën e paraparë.

Për tenderin “Furnizim me veshmbathje dhe pajisje për PU (SUFSK1001) për nevojat e FSK-së”, nga buxheti i shtetit janë ndarë 275,649.70 euro.

- Advertisement -

Tenderi në fjalë i është besuar operatorit ekonomik “Sodex Group” Sh.P.K.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat