spot_img
E mërkurë, 4 Shkurt, 2026
01:51
HomeSiguriaUshtriaFSK-ja përdor dron në Liqenin e Ulzës për gjetjen e 30-vjeçarit nga...

FSK-ja përdor dron në Liqenin e Ulzës për gjetjen e 30-vjeçarit nga Shqipëria

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Prej 25 ditësh po kërkohet për gjetjen e trupit të 30-vjeçarit Jurgen Karaj nga fshati Fullqet i Klosit i cili dyshohet të jetë rrëmbyer nga rrjedha e ujit të zallit të Darsit në datën 10 Janar.

Që prej asaj dite kërkimet në rrjedhën e lumit Mat janë bërë pa ndërprerje ku çdo ditë në terren kanë qenë dhjetëra forca të Batalionit të Tretë të Repartit të Këmbësorisë Burrel, familjarë të Jurgenit e struktura të tjera.

- Advertisement -

Ndërkohë, që prej datës 29 Janar, kërkimeve ju është bashkuar edhe një grup i specializuar nga Forcat e Sigurisë së Kosovës. Mbi 11 persona janë çdo ditë në kërkime krah forcave tona të armatosura.

E gjithë vija lumore e lumit të Matit është kontrolluar disa herë, por pa mundur të gjejnë trupin e 30-vjeçarit apo ndonjë shenjë të tije. Sakaq, kërkime po bëhen edhe në basenin ujor të liqenit të Ulzës.

- Advertisement -

Forcat e Sigurisë së Kosovës kanë lëshuar dronin nënujor në hyrje të liqenit duke bërë të mundur kontrollin edhe në thellësi të tij. Deri në datën 3 shkurt, nuk është gjetur asnjë shenjë e 30-vjeçarit Jurgen Karaj.

Kërkimet do të vijojnë ndërsa prurjet e lumit Mat kanë rënë ndjeshëm ditët e fundit, duke krijuar më shumë mundësi kontrolli nga grupet e angazhuara në terren.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat