spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
01:43
HomeSiguriaUshtriaFSK-ja përforcon kapacitetet: Oficeri Qendrim Imeraj diplomon në SHBA

FSK-ja përforcon kapacitetet: Oficeri Qendrim Imeraj diplomon në SHBA

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se togeri i FSK-së, Qendrim Imeraj, ka diplomuar në SHBA.

“Toger Qendrim Imeraj ka përfunduar me sukses Kursin Bazë për Oficerët e Këmbësorisë në Shkollën e Këmbësorisë “Manoeuvre Center of Excellence” në Fort Benning, Georgia, ShBA.”

- Advertisement -

Maqedonci ka thënë se Imeraj është dekoruar student i dalluar me çmimin “Distinguished Honor Graduate”.

“Toger Imeraj për shkak të rezultateve të larta të treguara gjatë trajnimit u dekoruar student i dalluar me çmimin “Distinguished Honor Graduate”. Ky çmim ndahet për studentët që arrin rezultate të larta në të gjithë komponentët e kursit. Ky sukses përfaqëson jo vetëm përkushtimin personal të Toger Imeraj, por edhe profesionalizmin dhe cilësinë e lartë të oficerëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës të cilët po arrin suksese në nivel ndërkombëtar.”

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat