spot_img
E mërkurë, 4 Shkurt, 2026
02:22
HomeSiguriaUshtriaFSK-ja përgatit personelin ushtarak për kujdes urgjent në fushëbetejë

FSK-ja përgatit personelin ushtarak për kujdes urgjent në fushëbetejë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka realizuar kursin “Combat Life Saver”, e cila ka për qëllim përgatitjen e personelit ushtarak me njohuri dhe shkathtësi bazike dhe të avancuara mjekësore për të ofruar kujdes urgjent dhe efektiv në fushëbetejë, bazuar në standardet e NATO-s.

Kursi i realizuar në Qendrën e Trajnimeve të Regjimentit të Mjekësisë të Komandës së Logjistikës, sipas FSK-së synim rritjen e mbijetesës së të plagosurve.

- Advertisement -

“Ky trajnim synon rritjen e mbijetesës së të plagosurve përmes menaxhimit të traumave, kontrollit të gjakderdhjes, ruajtjes së rrugëve të frymëmarrjes, stabilizimit të gjendjes së pacientit dhe përgatitjes për evakuim mjekësor, duke siguruar ndërhyrje të koordinuar dhe të standardizuar sipas protokolleve taktike të kujdesit para-spitalor”, thotë FSK-ja.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat