spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
01:43
HomeSiguriaUshtriaFSK-ja zhvillon stërvitje të përbashkët me Forcat Detare të Shqipërisë në Pashaliman

FSK-ja zhvillon stërvitje të përbashkët me Forcat Detare të Shqipërisë në Pashaliman

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë kryer stërvitje të përbashkët me Efektivët e Qendrës së Zhytjes së Forcës Detare të Shqipërisë.

Stërvitja u krye në një nga dy bazat kryesore të marinës shqiptare, në Pashaliman, në fundin jugperëndimor të Gjirit të Vlorës pranë Orikumit.

- Advertisement -

Për këtë ka njoftuar ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, i cili tha se kjo stërvitje garanton rritje të kapaciteteve nënujore.

“Efektivët e Qendrës së Zhytjes së Forcës Detare zhvilluan në Pashaliman stërvitjen e përbashkët me kolegët e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Një traditë e qëndrueshme që garanton operacionalitet, ndërveprim dhe rritje të kapaciteteve për misionet nënujore”, shkroi Vengu.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat