spot_img
E enjte, 20 Nëntor, 2025
01:22
HomeSiguriaUshtriaFSK me ekip të specializuar për kërkim-shpëtim malor pas trajnimeve të avancuara

FSK me ekip të specializuar për kërkim-shpëtim malor pas trajnimeve të avancuara

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Pjesëtarë të FSK-së kanë realizuar ushtrimin dy javor për avancim në fushën e kërkim-shpëtimit malor.

Kështu njofton ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

- Advertisement -

“Në kuadër të aktiviteteve zhvillimore të Qendrës Ndërkombëtare Trajnuese për Kërkim-Shpëtim (QNTKSH), gjatë dy javëve të kaluara është realizuar me sukses trajnimi i avancuar në fushën e kërkim-shpëtimit malor”, ka shkruar mes tjerash ai.

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Në kuadër të aktiviteteve zhvillimore të Qendrës Ndërkombëtare Trajnuese për Kërkim-Shpëtim (QNTKSH), gjatë dy javëve të kaluara është realizuar me sukses trajnimi i avancuar në fushën e kërkim-shpëtimit malor.

Qëllimi i trajnimit ishte ngritja e kapaciteteve profesionale të pjesëmarrësve në operacionet malore të kërkim-shpëtimit, duke forcuar aftësitë teknike, koordinimin dhe reagimin efektiv në situata emergjente.

Trajnimi përfshiu skenarë praktikë, përdorimin e pajisjeve të specializuara dhe procedurat standarde të operacioneve malore, duke kontribuar ndjeshëm në avancimin e njohurive dhe përgatitjes së pjesëtarëve nga FSK dhe Turqia të angazhuara në këtë trajnim.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat