Disa automjete të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) u panë sot në Mitrovicë të Veriut.
Pamjet janë publikuar nga mediumi lokal Kossev.
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani tha për media se FSK-ja është futur gabimisht.
Sipas Elshanit, pjesëtarët e FSK-së u përgjigjën se kishin gabuar vendndodhjen dhe menduan se ishin në Mitrovicën e Jugut.
“Diku para orës 11.00 në afërsi të stacionit Policor në Mitrovica Veri te ish NIS Petrol, janë parkuar disa automjete të FSK-së. Kur atyre iu është afruar Policia, të njëjtit kanë thënë se e kanë ngatërruar rrugën. Policia i ka përcjell nga ai vend deri te Kërshi i Dudës, ka thënë Elshani.