spot_img
E premte, 26 Dhjetor, 2025
18:49
HomeSiguriaUshtriaFSK përfundon trajnimin me britanikët në xhunglat e Belizes

FSK përfundon trajnimin me britanikët në xhunglat e Belizes

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Pjesëtarë të Forcave të Sigurisë së Kosovës në bashkëpunim me njësitë Parashutiste nga Ushtria e Mbretërisë së Bashkuar kanë përfunduar me sukses një trajnim intensiv në xhunglat tropikale në Belize.

Trajnimi ishte si pjesë e programit përgatitor për operacione në mjedise të vështira dhe komplekse.

- Advertisement -

“Trajnimi kishte për qëllim zhvillimin e aftësive për mbijetesë, lëvizje taktike dhe operime efektive në kushte ekstreme. Gjatë stërvitjes, trupat u përballën me terren të dendur, klimë të ashpër dhe lodhje të vazhdueshme – elemente që testojnë çdo aspekt të përgatitjes fizike dhe mendore”.

Në një njoftim, komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari priti kontingjentin e FSK-së që ishte pjesë e këtij trajnimi dhe i përgëzoi për sukseset e treguara në këtë trajnim sfidues.

- Advertisement -

“Ky aktivitet përforcoi disiplinën, qëndrueshmërinë dhe bashkëpunimin mes pjesëtarëve, duke dëshmuar aftësinë e tyre për të vepruar me profesionalizëm dhe vendosmëri në çdo mjedis operacional”.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat