spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
01:43
HomeSiguriaUshtriaFSK pranon autoblinda të reja nga SHBA, Kurti: Furnizim i jashtëzakonshëm

FSK pranon autoblinda të reja nga SHBA, Kurti: Furnizim i jashtëzakonshëm

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë sot në ceremoninë e pranim-dorëzimit të autoblindave të prokuruara në ShBA për FSK-në.

Bashkë me të kanë qenë edhe ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari dhe atasheu i Ushtrisë në ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Nënkolonel Jonathan Shaw.

- Advertisement -

Në postimin e tij, Kurti ka thënë se ky është ‘‘furnizim i jashtëzakonshëm është një tjetër dëshmi e partneritetit tonë të palëkundur me ShBA-të’’.

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Sot isha i nderuar që së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari dhe atasheun e Ushtrisë në ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Nënkolonel Jonathan Shaw, morëm pjesë në ceremoninë e pranim-dorëzimit të autoblindave të prokuruara në ShBA për FSK-në.

Ky furnizim i jashtëzakonshëm është një tjetër dëshmi e partneritetit tonë të palëkundur me ShBA-të dhe gjithashtu edhe një hap i rëndësishëm në fuqizimin e kapaciteteve mbrojtëse të vendit tonë.

Ushtria jonë do të vazhdojë të zhvillohet krahë për krahë me partnerin tonë strategjik, si në aspektin e trajnimeve, ashtu edhe në atë të shkollimit dhe doktrinës e cila është e bazuar në atë të ushtrisë së ShBA-ve.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat