spot_img
E hënë, 13 Prill, 2026
18:29
HomeKosovaFSK shkon në ndihmë të Shqipërisë pas rrëshqitjes së dheut në “Qafën...

FSK shkon në ndihmë të Shqipërisë pas rrëshqitjes së dheut në “Qafën e Burrelit”

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot, nëpërmjet një mbledhjeje elektronike, kërkesën e Ministrisë së Mbrojtjes për dërgimin e një kontingjenti të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në Shqipëri, për të marrë pjesë në një operacion humanitar kërkim-shpëtimi.

Vendimi u bë i ditur nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili sqaroi se kontingjenti i FSK-së do të angazhohet në ndihmë të autoriteteve shqiptare në zonën e “Qafës së Burrelit”, në Bashkinë Klos, ku ditët e fundit është shënuar një rrëshqitje masive dheu në ambientet e një fabrike që përpunon krom.

- Advertisement -

Ngjarja ka rezultuar me zhdukjen e një punonjësi, i cili dyshohet se është mbuluar nga dheu, teksa po kryente punën në kompaninë që operon në shfrytëzimin e mineralit në këtë zonë.

“Ministria e Mbrojtjes është e përgatitur të mbështesë Shqipërinë me një kontingjent për operacionin humanitar kërkim-shpëtim,” shkroi Kurti në një postim në rrjetet sociale.

- Advertisement -

Postimi i plotë:

Përmes një mbledhjeje elektronike të zhvilluar ditën e sotme, miratuam vendimin për aprovimin e kërkesës së Ministrisë së Mbrojtjes për dërgimin e kontingjentit të FSK-së në operacion humanitar në Republikën e Shqipërisë.

Nga vendimi i kësaj mbledhjeje të 259-të të Qeverisë, Ministria e Mbrojtjes është e përgatitur të mbështesë Shqipërinë me një kontingjent, përkatësisht për operacionin humanitar kërkim shpëtim, në vendin e quajtur “Qafën e Burrelit”, Bashkia Klos, ku ditëve të fundit në ambientet e fabrikës së përpunimit të kromit ka ndodhur një rrëshqitje masive dheu.

Si pasojë e kësaj ngjarjeje dheu ka mbuluar një punonjës të kompanisë që operon në shfrytëzimin e mineraleve në këtë zonë.

Kosova është përherë në mbështetje e përkrahje të Shqipërisë e në këtë rast të asistimit të autoriteteve në këtë operacion. Bashkë, pranë njëri-tjetrit, me shpresën për lajme të mira nga vendi i ngjarjes.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat