spot_img
E mërkurë, 10 Qershor, 2026
09:07
HomeSiguriaUshtriaFSK stërvitje në zonën e Badocit, Komuna e Prishtinës del me njoftim

FSK stërvitje në zonën e Badocit, Komuna e Prishtinës del me njoftim

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), në kuadër të aktiviteteve dhe stërvitjeve të planifikuara operative, do të realizojë stërvitje fushore në zonën e Liqenit të Badovcit, duke përfshirë edhe një pjesë përgjatë rrugës “Pëllazgët” në fshatin Mramor, në datat 21 dhe 22 maj.

Gjatë zhvillimit të ushtrimeve, Komuna ka paralajmëruar se  mund të ketë lëvizje të shtuar të automjeteve dhe personelit të FSK-së dhe përdorim të armëve dhe të shtëna stërvitore.

- Advertisement -

Njoftimi i plotë:

NJOFTIM PËR QYTETARËT

- Advertisement -

Të nderuar qytetarë,

Ju njoftojmë se Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), në kuadër të aktiviteteve dhe stërvitjeve të planifikuara operative, do të realizojë stërvitje fushore në zonën e Liqenit të Badovcit, duke përfshirë edhe një pjesë përgjatë rrugës “Pëllazgët” në fshatin Mramor, në datat 21-22.05.2026 dhe 28.05.2026.

Gjatë zhvillimit të ushtrimeve mund të ketë:

* lëvizje të shtuar të automjeteve dhe personelit të FSK-së;

* përdorim të armëve dhe të shtëna stërvitore.

Andaj, kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve që të mos shqetësohen nga aktivitetet e lartëcekura, pasi bëhet fjalë për ushtrime të planifikuara dhe të kontrolluara nga institucionet përgjegjëse të sigurisë.

Faleminderit për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin tuaj.

FSK – Forca e Sigurisë së Kosovës

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat