spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
21:52
HomeKosovaDrejtësiaFtesa nga Prokuroria, Kurti refuzon të përgjigjet, zëvendësministri Qorrolli thotë se ai...

Ftesa nga Prokuroria, Kurti refuzon të përgjigjet, zëvendësministri Qorrolli thotë se ai do shkojë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryeministri Albin Kurti, ka refuzuar sërish të deklarohet në lidhje me ftesën për intervistim në cilësinë e dëshmitarit, që ka marrë nga Prokuroria Speciale dhe mospërgjigjen ndaj saj.

Kurti është pyetur nga gazetarët nëse do t’i përgjigjet Prokurorisë sipas afateve, mirëpo s’është përgjigjur.

- Advertisement -

“Do të shkoj në 7:30 në një koncert”, ka deklaruar shkurt Kurti.

Zëvendësministri i Drejtësisë, Vigan Qorrolli është shprehur i bindur se kryeministri i vendit, Albin Kurti do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së Prokurorisë Speciale.

- Advertisement -

“Ajo çka është e sigurt në këtë moment është që kryeministri i Republikës së Kosovës do t’i përgjigjet pozitivisht sipas çdo etike politike dhe institucionale”, ka thënë Qorrolli.

Megjithatë, Qorrollli ka thënë se kjo do të ndodhë kur të përshtatet agjenda mes kryeminstrit dhe prokurorit përkatës, ndërsa ka theksuar se institucioni i Kryeministrisë është i privilegjuar kudo nëpër botë.

“Do t’i përgjigjet brenda kufijve të arsyeshmërisë kohore dhe ajo që lidhet me një agjendë të tij të përshtatshme për t’u marrë vesh të dy palët, për shkak se institucioni i kryeministrit gjithandej botës është i priviligjeruar dhe dakordimi për t’u marrë në pyetje për çështje të tilla atëherë është çështje e protokollit të dy agjendave, të prokurorit dhe kryeministrit”, ka thënë Qorrolli.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat