HomeKulturë“Fundi i Golemëve”, premierë botërore e operës së Nikolla Zoraqit

“Fundi i Golemëve”, premierë botërore e operës së Nikolla Zoraqit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

“Fundi i Golemëve” titullohet opera shqiptare e kompozuar nga Nikolla Zoraqi në vitin 1963 dhe që do të vijë për herë të parë si premierë botërore në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, duke rikthyer në jetë një nga krijimet më monumentale të muzikës shqiptare.

“Fundi i Golemëve”, me libret të Kolë Jakovës, sipas tregimit “Ditët e sprasme të Gjorg Golemit”, shkruar prej Dhimitër Shuteriqit, do të shfaqet në datat 28, 29 dhe 31 maj, në TKOBAP.

- Advertisement -

Opera do të ketë një kast artistësh shqiptarë, orkestrën, korin, baletin dhe solistët e TKOBAP-së. Kjo vepër sjell në skenë dramën, heroizmin dhe shpirtin e një epoke të tërë, të ndërthurur me fuqinë emocionale të muzikës shqiptare.

Nën dirigjimin e mjeshtrit të madh Zhani Ciko dhe me regjinë e mjeshtrit Nikolin Gurakuqi, “Fundi i Golemëve” rikthehet pas më shumë se gjashtë dekadash si një ngjarje historike për artin shqiptar. /atsh

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat