Pas Anis Mehmetit që realizoi dopietë në Championship, ka qenë radha e Armando Dobrës të realizojë në League Two.
Sulmuesi shqiptar që luan te Chesterfield, ka gjetur golin në sfidën përballë Bradford City.
Dobra ka realizuar në minutën e 35-të duke kaluar skuadrën e tij në avantazh.
Ai mori një top brenda zonës, ndërsa para se të shënonte hodhi në tokë dy lojtarë kundërshtarë dhe më pas me një gjuajtje potente realizoi.
Sulmuesi shqiptar shënoi sot golin e 9-të sezonal, duke u kthyer në pikë kyçe për të tijët.



