spot_img
E diel, 23 Nëntor, 2025
06:17
HomeBotaFunerali i Papa Françeskut do të mbahet të shtunën

Funerali i Papa Françeskut do të mbahet të shtunën

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Papa Françesku, i njohur për përulësinë dhe përpjekjet e tij për të lidhur njerëzit nga grupe të ndryshme fetare dhe kulturale, ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare, ka konfirmuar Vatikani.

Vdekja e tij, që ndodhi të hënën, pasoi një seri problemesh shëndetësore, përfshirë një krizë frymëmarrjeje që e la atë në gjendje kritike në muajt e fundit.

- Advertisement -

Papa Françesku, i cili lindi si Jorge Mario Bergoglio në Argjentinë dhe ishte kryepeshkop i Buenos Aires, u zgjodh Papa i 266-të i Kishës Katolike më 13 mars 2013.

Ai ishte i pari Papa nga Amerika Latine dhe zëvendësoi Papa Benediktin XVI, i cili dha dorëheqjen, raporton ABC News.

- Advertisement -

Për vdekjen e Papës kanë reaguar shumë liderë të vendeve të ndryshme.

Një nga ta, ka qenë edhe presidenti argjentinas Javier Milei, i cili ka shpallur shtatë ditë zie kombëtare në Argjentinë dhe njoftoi se do të udhëtojë në Romë për funeralin e Papa Françeskut.

“I dërgojmë ngushëllimet tona familjes Bergoglio”, thuhet në njoftimin për shtyp nga Milei. “Presidenti qëndron me të gjithë ata që e shpallin besimin katolik dhe e njohin Papnin Suprem si një udhëheqës shpirtëror gjatë kësaj kohe të trishtuar”, tha ai.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat