spot_img
E mërkurë, 8 Prill, 2026
14:14
HomeKosovaFushatë apo ndihmesë? / Kurti njofton se janë ekzekutuar pagesat prej 100...

Fushatë apo ndihmesë? / Kurti njofton se janë ekzekutuar pagesat prej 100 eurosh për studentët

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ditë më parë në një mbledhje të Qeverisë kishte treguar për vendimin e tij që t’ua ndajë studentëve nga 100 euro.

Kur kanë mbetur edhe tre ditë nga balotazhi i 9 nëntorit, Kurti ka dalë me njoftimin se është bërë pagesa për grupin e parë të studentëve që janë kualifikuar si përfitues të 100 eurove.

- Advertisement -

“Sot është procesuar pagesa për grupin e parë të studentëve që janë kualifikuar si përfitues të shumës së njëhershme prej 100 eurove, me rastin e fillimit të vitit të ri akademik”, ka shkruar mes tjerash Kurti.

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Sot është procesuar pagesa për grupin e parë të studentëve që janë kualifikuar si përfitues të shumës së njëhershme prej 100 eurove, me rastin e fillimit të vitit të ri akademik.

Janë gjithsej 49,623 studentë përfitues të të gjitha drejtimeve e institucioneve arsimore, publike e private që janë procesuar me grupin e parë.

Pjesa e mbetur e aplikuesve që plotësojnë kriteret për përfitim do të shqyrtohen dhe procesohen me grupin e dytë në ditët në vijim.

Me qeverinë tonë, studentët çdoherë do të kenë mbështetjen e shtetit.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat